Deliu akuza Kurtit dhe VV-së: Pengmarrja e Kuvendit, rrezikon thellësisht demokracinë

Deliu akuza Kurtit dhe VV-së: Pengmarrja e Kuvendit, rrezikon thellësisht demokracinë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se bllokada në Kuvend, përveç që i ka lënë komunat pa buxhet, ka bllokuar edhe emërimet nëpër institucione të pavarura.

Deliu thotë se për pasojë ka mbetur Kushtetuesja pa gjyqtarë, KMP jofunksional, Avokati i Popullit pa zëdhënës, e shumë pozita të tjera bosh.

“Pengmarrja e institucionit më të lartë në vend, rrezikon thellësisht demokracinë!”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Moskonstituimi i Kuvendit, përveq faktit se ka lënë pa buxhet disa komuna, ka bllokuar tërësisht procesin e emërimeve në institucione të pavarura. Mungesa e veprimit nga legjislatura e kaluar dhe vonesat e Qeverisë në largim kanë lënë:

Gjykatën Kushtetuese pa gjyqtarë,

Komisionin e Pavarur për Media jofunksional,

Avokatin e Popullit pa zëvendës,

Qindra pozita bosh në borde, agjenci dhe komisione vendimmarrëse.

Pasojat janë të rënda: jofunksionalitet institucional, mungesë llogaridhënieje dhe shkelje e sundimit të ligjit.

Pengmarrja e institucionit më të lartë në vend, rrezikon thellësisht demokracinë!

Related Articles