Deputetja në ardhje nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu, i ka reaguar minsitres në detyrë, Artane Rizvanollit, pasi kjo e fundit tha se dikush mund të prodhoje drogë dhe kriptovaluta, pasi po ka shpenzim enorm të energjisë.
“Në kohën kur ka një indinjim të madh me paralajmërimet për shtrenjëtim të rrymës, ministrja në detyrë Artane Rizvanolli paska sulmuar qytetarët dhe bizneset, me aludimin se dikush mund të prodhoje drogë dhe kriptovaluta”, shkroi Deliu në një postim në Facebook.
“Kishin premtuar ulje të çmimit të energjisë elektrike gjatë fushatës së vitit 2019, ndërkohë që sot për dështimet e tyre fajësojnë e akuzojnë qytetarët. Për marre!”, u shpreh më tej ajo.