Deliu: Hipokrizi që Kurti flet për Kushtetutën – Ai e ka shkelur në mënyrë të përsëritur

Deliu: Hipokrizi që Kurti flet për Kushtetutën – Ai e ka shkelur në mënyrë të përsëritur

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për Kushtetutën, duke e cilësuar si hipokrizi faktin që Kurti po thirret në Kushtetutë, ndërkohë që, sipas saj, ai vetë dhe partia e tij e kanë shkelur atë në mënyrë të përsëritur.

“Nuk mund të ketë votim të fshehtë pa procedurë ligjore dhe pa përfshirjen e të gjitha grupeve parlamentare”, ka deklaruar Deliu.

Ajo ka shtuar se nuk mund të imponohet vullneti politik në emër të rregullave kushtetuese, duke përdorur institucionet si zgjatim të partisë.

Sipas saj, kjo qasje përbën “thelbin e kapjes së shtetit” nga ana e Qeverisë Kurti.

Deklaratat e Deliut vijnë në mes të ngërçit politik e institucional në vendin tonë.

Related Articles