Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka deklaruar se Kosova për herë të parë do të ketë Institutin për hulumtim dhe identifikimin e krimeve të luftës.
Përmes një postimi në Facebook, Deliu ka thënë se Kosova ka themeluar këtë Institut para 11 vitesh.
“E vërteta është që Kosova ka themeluar Institutin për hulumtim dhe identifikim të krimeve të luftës para 11 vjetësh, në kohën kur ministrinë e Drejtësisë e udhëhiqte z. Hajredin Kuçi. Emra të respektuar si prof. Zejnullah Gruda, prof. Pajazit Nushi, prof. Ismet Salihu, prof. Fejaz Granqolli ishin anëtarë të këtij instituti”, ka shkruar Deliu.
Ajo ka deklaruar se Instituti kishte edhe statusin e vet, por edhe kishte grumbulluar dokumente dhe ishin bërë edhe publikimet e para, brenda dhe jashtë Kosovës.
Postimi i plotë: