Deliu: Kjo qasje bllokuese e Kuvendit është qasje e qëllimshme

Deliu: Kjo qasje bllokuese e Kuvendit është qasje e qëllimshme

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka komentuar gjendjen e bllokuar në Kuvendin e Kosovës, i cili edhe pas 11 seancave mbetet i pakonstituuar, raporton Gazeta “Enigma”.

Deliu përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka shkruar se institucionet janë kthyer në një teatër të lodhur politik ku gjithçka përsëritet, përveç vullnetit për zgjidhje si dhe diskutimet janë bërë të mërzitshme, të zbrazëta dhe të shkëputura krejtësisht nga problemet që kanë qytetarët.

“Seancë të përsëritura, tashmë në të 12-tën me radhë, asnjë lëvizje, asnjë marrëveshje, asnjë reflektim. Institucionet janë kthyer në një teatër të lodhur politik ku gjithçka përsëritet, përveç vullnetit për zgjidhje. Diskutimet janë bërë të mërzitshme, të zbrazëta dhe të shkëputura krejtësisht nga problemet që kanë qytetarët”, ka shkruar ajo.

“Jashtë sallës të Kuvendit, nuk kalon ditë pa skandale, afera dhe emra të rinj të përfshirë në krizën e përgjegjësisë. Kjo qasje bllokuese, është një qasje e qëllimshme, e ndërtuar mbi arrogancën politike, indiferencën ndaj qytetarit dhe një kulturë të përçmimit institucional”, ka shkruar ajo. /Gazeta Enigma/

Related Articles