Deliu-Kodra (PDK): As që i frikësohemi zgjedhjeve e as s’e kemi hallin e tyre

Deliu-Kodra (PDK): As që i frikësohemi zgjedhjeve e as s’e kemi hallin e tyre

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka pohuar se nuk frikësohen nga mbajtja edhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, nëse nuk arrin të konstituohet legjislatura e nëntë e Kuvendi të Kosovës, brenda afateve kohore që janë të parapara me ligj.

Në Klan Kosova, ajo ka theksuar se fajin për bllokimin e formimit të institucioneve të reja e ka Lëvizja Vetëvendosje.

“As që i frikësohemi zgjedhjeve as që e kemi hallin e zgjedhjeve, fundja qytetarët e Kosovës kanë votuar me votat e tyre një parti, duke i dhënë besim me numër më të madh të votave për të qeverisur me vendin. Këtë bllokim të qeverisjes, këtë marrje peng të institucionit më të lartë në vend po e shohim tash e sa kohë. Ora demokratike, ora fillon në kohën kur të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës, kur zgjedhen organet e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Deliu-Kodra.

Deputetja e PDK-së, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë një marrëveshje politike rreth emrit që kanë propozuar për të qenë kryetare e re Kuvendit të Kosovës, bëhet fjalë për Albulena Haxhiu, ish-ministren e Drejtësisë.

Ajo ka pohuar se VV-ja edhe pse nuk i ka votat e mjaftueshme për zgjedhjen e Haxhiut si kryetare e re, ky subjekt politik, sipas saj, nuk bënë asnjë përpjekje që të ketë një konsensus politik me partitë e tjera.

“E para konsideroj se ne nuk mund të japim emra në emër të një subjekti tjetër politik, unë nuk e shoh të rrugës se ne duhet të përcaktojmë emrin që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje – Guxo – Alternativa”.

“Sepse është çështje e tyre se cili do të jetë kandidati i tyre i nominuar për të udhëhequr me Kuvendin e Kosovës. Një gjë tjetër që dua të them është se gjithmonë në praktikën parlamentare në angazhimin tim disa vjeçar në Kuvendin e Kosovës, gjithmonë nominimi i kandidatit apo kandidates për kryetar apo për kryetare ka derivuar si një rezultat i një marrëveshjeje politike”.

“Kurse sot nuk kemi as përpjekjen minimale për të pasë një marrëveshje politike sepse kur nuk janë numrat në Kuvend, secili subjekt që synon të udhëheq me qeverinë dhe të ketë emrin e zgjedhur si kryetar apo kryetare e Kuvendit, duhet të fillojë përpjekjet për të ndërtuar një konsensus politik, nuk kemi parë asnjë përpjekje serioze përveç Z.Avni Dehari ka pasë një përpjekje për të ftuar përfaqësuesit e partive politike”, ka thënë Deliu-Kodra.

Related Articles