Deliu-Kodra: Berishaj të shkarkohet sa më parë nga detyra

Deliu-Kodra: Berishaj të shkarkohet sa më parë nga detyra

Deputetja Blerta Deliu-Kodra në seancën e sotme ka shfrytëzuar minutat e saj që të kërkoj shkarkimin ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, raporton Gazeta “Enigma”.

Deliu-Kodra ka thënë se me skandalin e tij, Berishaj ua ka vështirësuar rrugën edhe ambasadorëve të tjerë.

Ajo ka thënë se kjo po ndodhë pikërisht në kohën kur Kosova ka mundësi për anëtarësim në OKB.

“Qeveria po e mbron dhe nuk po e shkarkon këtë ambasador. Janë shkarkuar diplomat vetëm pse kanë shprehur qëndrim në rrjete sociale. Dëmin që ai ia ka shkaktuar vendit është i pariparueshëm. Qëndrimi i Berishajt në këtë shtet është shumë i dëmshëm”, ka thënë ajo.

Sipas saj, Berishaj sa më parë duhet të shkarkohet nga detyra e tij.

Emri i Berishajt është përfshirë në një skandal financiar të raportuar nga një medium në Slloveni. Emri i tij është krahas kryetarit të partisë Lëvizja për Liri në Slloveni, Robert Golob, i cili të dielën i ka fituar zgjedhjet.

Sipas Planet TV, politikani slloven është duke u hetuar ndërkombëtarisht për disa transaksione që i ka dërguar nga një degë serbe e furnizuesit energjetik slloven GEN-I, te kompania e ambasadorit kosovar MB Consulting.

Vetë Berishaj i ka mohuar këto akuza dhe ka paralajmëruar padi ndaj mediumit slloven.

Mbështetur në këtë raportim, kompania e Berishajt i ka marrë 600 mijë euro, të cilat gradualisht i ka nxjerrë në para të gatshme e që dyshohet se ia ka kthyer Golobit, që ky pastaj t’i investojë në një nga fondet italiane që u siguron përdoruesve anonimitet. / Gazeta Enigma.

Related Articles