Deliu-Kodra: Kemi qenë të bindur se arroganca e Kurtit do të cenonte rendin kushtetues

Deliu-Kodra: Kemi qenë të bindur se arroganca e Kurtit do të cenonte rendin kushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra deklaroi në “Pressing” se partia e saj nuk ka parë asnjë bazë për të hyrë në bashkëpunim me Albin Kurtin, duke e akuzuar atë për sjellje arrogante dhe veprime që, sipas saj, e kanë vënë vendin para rrezikut të cenimit të rendit kushtetues.

“Kemi qenë të bindur se në rrethana të tilla, në mënyrën se si Kurti është sjellë gjatë këtyre muajve, arroganca e tij, përpjekja e tij për nënshtrim, se jo për bashkërendim, për shkelje të njëpasnjëshme të Kushtetutës të cilat i kemi parë në Kuvend, kanë qenë përpjekje e hapur për të cenuar rendin kushtetues dhe për ta vendosur Kosovën në një situatë tepër të rëndë”, tha mes tjerash Deliu.

Related Articles