Deliu-Kodra kritikon Qeverinë Kurti: Dështoi në menaxhim të situatës me COVID-19

Deliu-Kodra kritikon Qeverinë Kurti: Dështoi në menaxhim të situatës me COVID-19

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blera Deliu-Kodra, e ka kritikuar qeverinë Kurti për keq menaxhim të situatës me COVID-19 në vend.

Deliu-Kodra rishikimin e masave po e sheh si vendim jo profesional dhe të ngutshëm, që sipas saj nuk është bërë për të ndihmuar ekonominë e vendit dhe bizneset.

“Ne si parti në opozitë kemi shfaqur shqetësimet tona për mënyrën se si Qeveria Kurti po menaxhon me pandeminë dhe ky rishikim i masave dhe ndryshimi që është bërë pas vendimit dy javor flet për një vendim jo të peshuar mirë dhe jo profesional dhe të ngutshëm i cili nuk është bërë për të ndihmuar ekonominë e vendit dhe bizneset”, ka thënë Deliu-Kodra.

Ajo ka theksuar se Qeveria po tregohet e pa vëmendshme karshi kërkesave të opozitës.

“Ajo çfarë kemi parë gjatë dy javëve është ulur numri i testimeve por nuk është ulur numri i të infektuarve me COVID-19 dhe numri i atyre që në baza ditore kanë humbur jetën për shkak të dështimit të Qeverisë Kurti. Ne së shpejti do ta kemi në debat parlamentar dhe të ofrojmë argumentet tona si opozitë për këtë keq menaxhim të situatës”.

Deliu-Kodra tha se Partia Demokratike e Kosovës, do të jetë opozitë e zëshme duke adresuar nevojat dhe kërkesat e qytetarëve dhe në vazhdimësi do të kenë iniciativa për debate parlamentare.

“Mendoj që ne do të jemi opozitë e zëshme shumë që do t’i adresojë kërkesat dhe nevojat që janë në rritje të qytetarëve dhe do ta bëjmë punën tonë ashtu siç është më së miri për t’i adresuar këto sfida që janë të shumta do të jemi në debate, por edhe brenda komisioneve parlamentare, ne do të kemi në vazhdimësi iniciativa për debate për interpelanca”, tha ajo.

Deliu-Kodra: Rishikimi i masave vendim jo profesional, Qeveria dështoi në menaxhimin e situatës from Ekonomia Online on Vimeo.

Related Articles