Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se skandali i ambasadorit, Martin Berishaj dhe rasti i Oliver Ivanoviqit do të bëjnë që të harrohen veprimet e qeverive të kaluara.
Sipas saj mazhoranca, dëshiron t’jua mbyll gojën mediave për të mos diskutuar për aferën e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
“Me atë që sot është duke ndodhur me Martin Berishaj, me atë që sot është duke ndodhur me rastin e Oliver Ivanoviqit kanë për t’u harruar ato që u përmendën nga zonja paraprake (rasti ‘Pronto’). Besoj që kemi me qenë të gjithë dëshmitarë të një skandali të madh për të parë se çka është gjendje të bëjë ky pushtet, jo vetëm për mediat, sot shikoni gazetarët që më shkruajnë që nuk flet kush me ne e sot një mazhorancë do me ia mbyll gojën medies e t’i thonë thënë ‘mos flisni për Martin Berishajn’ por t’i kthehemi atyre që përmendi Besnik Tahiri videove propagandistike që t’i shpërfaqim të metat e qeverive paraprake për shkak të mos suksesit”, theksoi ajo.
E këto komente Deliu-Kodra i bëri pas deklaratave të deputetes së LVV-së, Tinka Kurti e cila përmendi rastin “Pronto”.
Ndërsa , ka munguar kuorumi për votimin e raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021.E më pas, Kuvendi shkoi në pauzë deri në orën 15:30.