“Më duhet ta pranoj se jam i pikëlluar që do të ndodhë kaq shpejt dhe unë dhe Ministrja Rizvanolli do të humbim një rast të rrallë të përkrahjes nga opozita. Nga mungesa e jonë aty, jam i sigurt se edhe ata do të jenë të pikëlluar”, kishte thënë dje kryeministri Albin Kurti gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në.
Kësaj deklarate i dha përgjigje sot deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e cila tha se kryeministri gjeti kohë edhe nga Amerika ta thumbojë opozitën.
“Më vjen keq që kryeministri s’është në këtë seancë plenare për të parë mbështetjen që të gjitha grupet parlamentare për marrëveshjen e MCC-së. Po e them këtë sepse ai çuditërisht dje me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes gjeti thumba për opozitën, duke thënë se po ndihet i mërzitur që bashkë me Rizvanollin s’do të jetë në njërën prej seancave të rralla. Sot dua t’i them kryeministrit se po dëshmohet që kjo opozitë jo vetëm që ka mbështetur projekte që janë në interes të Kosovës, por vetëm sot kjo opozië iu ka dhënë mbështetje dy marrëveshjeve”.
Deliu tha se Kurti duhet të përfaqësojë Kosovën jashtë vendit dhe jo partinë.
“Kryeministri i Kosovës duhet ta dijë që në Amerikë e përfaqëson kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe jo Vetëvendosjen. Prandaj, Kosova si storie suksesi duhet të njihet jo vetëm në pushtet por edhe në opozitë”.
Ajo gjithashtu tha se do që t’ia përkujtojë deputetëve të Vetëvendosje se partia e tyre sa ka qenë në opozitë s’e ka mbështetur as marrëveshjen për stabilizim-asociimin