Në një vjetorin e zgjedhjes si presidente e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë kritika nga përfaqësues të subjekteve opozitare, raporton Gazeta “Enigma”.
Pa kritika presidenten s’e ka lënë as deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila tha se s’ka qenë mjaftueshëm e zëshme.
Pas mbledhje së Kryesisë, ajo tutje tha se si gardiane e kushtetutës, Osmani do të duhej të ishte në nivel të detyrës së saj.
“Disa herë kemi shprehur shqetësime lidhur me pozicionin e saj. Ajo do duhej që gjithmonë të paraqiste unitetin e shtetit, të jetë aty kur shqetësimet e qytetarëve janë tejet të larta e natyrisht të jetë e zëshme në pika që janë pika të agjendave tona të përditshme, sa i përket çështjes së energjisë dhe çështjeve të tjera për të cilat presidentja si gardiane e kushtetutës do të duhej të ishte në nivel të detyrës së saj”, tha Deliu-Kodra.
“Konsideroj që presidentja do të duhej që të ishte në nivel të detyrës jo vetëm kur ajo e konsideron që do duhej ta bënte një gjë të tillë, por sa herë që cenohen interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Besoj që ka raste kur këto interesa janë cenuar e kur presidentja s’ka qenë e zëshme mjaftueshëm”, tha ajo. /Gazeta Enigma.