Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovsë, Blerta Deliu, në seancën e sotme në Kuvend, i ka bërë thirrje presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, që të dal të sqarohet para qyetetarëve për vendimet e Gjykatës së Apelit.
Sipas Deliut, Osmani ka mbështetur tarifat e kundërligjshme ndërkohë që detyra e saj është sigurimi i fuksionimit demokratik të institucionve.
“Kërkoj që të deklarohet presidentja për zbatimin e dy vendimeve të gjykatës nga ana e ZRrE-së sepse njëra nga kompetencat kryesore të saj është sigurimi i fuksionimit demokratik të institucionve. Thirrja jonë e vazhdueshme ndaj presidentes është që të mbroj institucionet e pavaruara, ndërkohë që në vend të saj presindetja nuk e ka kryer detyrën e saj kushtetuese por ka mbajt anë dhe ka mbështetur tarifat të cilat janë të kundërligjshme. Presidentja duhet të dal dhe të kërkoj falje para qytetarëve dhe duhet të dal para popullit të sqaroj se si për njerëzit e pushtetit tuaj, ligji nuk vlen”, u shpreh Deliu. / GazetaEnigma