Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj, i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut, që të bëjnë publike thirrjen për aplikim, lidhur me ekspozitën për masakrat në Kosovë, e cila u përcoll me kritika të shumta për shkak të pasaktësive në të.
Demhasaj, nga Haxhiu, ka kërkuar që të publikohen edhe kriteret e përzgjedhjes, listën e organizatave aplikuese, shumën e fondit, si dhe, të tregohen arsyet se pse janë shpallur fituese organizatat që organizuan ekspozitën.
‘’Publikojeni thirrjen për aplikim, kriteret e përzgjedhjes, listën e organizatave aplikuese, shumën e fondit, si dhe arsyet pse pikërisht këto dy organizata janë shpallur fituese!’’, ka komentuar Demhasaj në postimin e Hashiut.
Ndryshe Haxhiu, më herët përmes një postimi shprehur ‘’keqardhje’’ për situatën e krijuar, duke thënë se të gjitha votuan ”pro” në Kryesi për këtë vendim.
