Partisë Demokratike të Kosovës, sot zyrtarisht i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se shkrirja e saj në PDK është “një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar”.
“Vazhdojmë përpara me përkushtim dhe bashkëpunim për një Kosovë më të mirë!”, shkroi Hamza në një postim.
