Demokratët po planifikojnë protestën e radhës para Parlamentit të Shqipërisë.
Në vijim të atij që e quajnë aksion opozitar, grupi i “Rithemelimit” njofton për protestë në 5 shkurt, në orën 16:30, pak para nisjes së seancës plenar, shkruan TCh.
Ndërkohë, të shtunën do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Rithemelimit.
“Në orën 17.00 do të zhvillojmë mbledhjen e Këshillit Kombëtar lidhur me situatën politike në vend”, ka njoftuar grupin e tij, Flamur Noka.
Prej javësh, asnjë mbledhje e Kuvendit nuk është zhvilluar në kushte normale, pasi deputetët e opozitës kanë shkaktuar kaos në Kuvend me tymues, zhurmues dhe pankarta.
Ata thonë se aksioni do të vijojë deri sa opozita t’i plotësojë kërkesat e tyre, përfshirë komisionet hetimore