Njësitet e Policisë së Kosovës janë duke siguruar vendin në të cilën po punohet për të siguruar sinjal pa ndërprerje në pjesën zonën e Zubin Potokut, pak kilometra larg pikës kufitare në Bërnjak.
Ditëve të fundit sërish ka pasur dëmtim të kabllos optike e cila është vendosur nga një kompani e kontraktuar nga Policia e Kosovës.
Kabllo optike është prerë, ndërsa KALLXO.com mëson se një pjesë e saj edhe është vjedhur.
Për të pasur sinjal të mirë e pa ndërprerje tashmë është duke u punuar për ta rregulluar këtë dëmtim.
Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare nëse ndonjë person është arrestuar apo identifikuar për dëmtimin që po i bëhet kabllos optike të policisë tash e disa herë.