Dëmtohen varrezat në Fushë Kosovë

Dëmtohen varrezat në Fushë Kosovë

Në fshatin Nakaradë të Fushë Kosovës, persona të panjohur kanë dëmtuar varrezat.

Ankuesi mashkull në polici ka raportuar se janë dëmtuar 8 varre.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në varrezat e fshatit nga person-a të panjohur janë dëmtuara 8 varreza. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe se pas ekzaminimit fillestar nga njësia përkatëse policore, tani për tani rezulton se varrezat nuk janë dëmtuar por janë rrëzuar”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

Related Articles