Dëmtohen zyrat në Kuvend, uji rrjedh nga tavani

Dëmtohen zyrat në Kuvend, uji rrjedh nga tavani

Në Kuvendin e Kosovës, në katin ku janë zyrat e kryetarëve të Komisioneve Parlamentare ka rrjedhur uji duke dëmtuar tavanet.

Gjendje jo e mirë është parë edhe në zyrën e kryetarit për Komisionin e Arsimit, Ardian Gola. Në zyrën e tij nga pamjet e siguruara, vërehet uji teksa pikë në një kovë të mbeturinave të vendosur aty.

Po ashtu edhe tavani i këtij kati shihet se është dëmtuar nga uji që po rridhte.

Related Articles