Dëmtohet posteri i një kandidati në Skenderaj, Policia heton rastin

Dëmtohet posteri i një kandidati në Skenderaj, Policia heton rastin

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se është dëmtuar posteri i një kandidati të një partie.

Rasti ka ndodhur në Polac të Skenderajt, të hënën në 08:30.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, e kanë dëmtuar një poster të kandidatit të një partie”, thuhet në raport.

Rasti vazhdon të hetohet.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen me 17 tetor.

Related Articles