Dëmtohet stema e Republikës në objektin e Zjarrfikësve në Zveçan

Dëmtohet stema e Republikës në objektin e Zjarrfikësve në Zveçan

Në “Zhitkovc” të komunës së Zveçanit, është dëmtuar stema e Republikës së Kosovës e cila ishte vendosur në objektin e Zjarrfikësve disa ditë më parë, për këtë, tashmë kanë filluar hetimet nga ana e policisë së Kosovës.

Në objektet e Institucioneve të Kosovës në katër komunat veriore, janë vendosur pllaka me stemën e Republikës së Kosovës.

Në institucionet shtetërore më herët kanë qenë të vendosura, ato të Serbisë.

Por mbrëmjen e së martës, në fshatin Zhitkvoc, stema e Republikës u dëmtua.

E rastin e konfirmuan edhe nga Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha se tashmë kanë filluar hetimet.

“ Kemi hapur rast dëmtim kriminal lidhur me këtë rast, kjo është tek AME-ja, tek zjarrfikësit do ta shohim a ka mundësi të fshihet ajo, apo duhet të ndërrohet krejt pllaka, nuk ka ndonjë person të dyshuar për këtë punë, në momentin që kemi informata më shumë marrim veprime të tjera”, ka thënë Elshani.

Tëvë1 ka mësuar se ngjashëm është vepruar edhe në komunën e Zubin Potoku.

Qytetarët e Zveçanit nuk pranuan të flasin para kamerës për këto zhvillime.

Related Articles