“Dënim maksimal për Krivaqën dhe Sejdiun”: Nis protesta para Gjykatës në Ferizaj

“Dënim maksimal për Krivaqën dhe Sejdiun”: Nis protesta para Gjykatës në Ferizaj

Pak para fillimit të seancës përfundimtare ku do të shpallet aktgjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit, ka nisur protesta para Gjykatës Themelore në Ferizaj, e paralajmëruar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Shumë nga protestuesit mbajnë në duar pankarta me mbishkrime si ‘Dënim maksimal për Krivaqën dhe Sejdiun” e “Motivi i vrasjes: Patriarkaliteti”.

Gati dy vjet pas vrasjes së Marigona Osmanit, të premten, më 4 gusht, në Gjykatën Themelore të Ferizajt do të shpallet aktgjykimi ndaj dy të dyshuarve kryesorë për vrasjen e saj, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiut.

Marigona Osmani ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Sipas aktakuzës, më 22 gusht 2021, në banesën e të pandehurit Dardan Krivaqa, në rrugën “Ramadan “Rexhepi”, në Ferizaj, me dashje dhe në bashkëkryerje, me qëllim të fshehjes së veprës penale dhunimi e Krivaqa e ka privuar nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me të cilën ai ishte në bashkësi jashtëmartesore.

Related Articles