Dënime me burg e ndalim për hyrje në stadium, gjykata merr vendim për rastet e ndeshjes Marseille – PSG

Dënime me burg e ndalim për hyrje në stadium, gjykata merr vendim për rastet e ndeshjes Marseille – PSG

Disa dënime, që variojnë nga katër muaj dënim me kusht deri në dy vjet burg për tifozët, u dhanë këtë të mërkurë në Gjykatën e Francës, në saje të problemeve të mëdha në ndeshjen në mes Marseille dhe Paris Saint-Germain.

Të gjitha dënimet u shoqëruan me ndalime për të shkuar në stadium.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua nga incidente para stadiumit, kur “qindra persona tentuan të hynin” pavarësisht dyerve të mbyllura, të cilat kërkonin ndërhyrjen e policisë dhe përdorimin e gazit lotsjellës. Në total janë identifikuar 21 persona dhe 17 janë arrestuar dhe akuzuar për vandalizëm, posedim të lëndëve piroteknike dhe dhunë ndaj policisë.

Gjatë rastit të dytë edhe një spektator doli në fushë dhe iu afrua Leo Messit, por u dënua vetëm me paralajmërim. Për pjesën tjetër, Neymar duhej të mbrohej me mburoja sa herë që shkonte për të goditur nga këndi.

Related Articles