Dënimi i Dimal Bashës, reagon Flutura Kusari

Dënimi i Dimal Bashës, reagon Flutura Kusari

Juristja e mediave, Flutura Kusari ka komentuar vendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt për dënimin e Dimal Bashës për shpifje.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se nëse ishin përdorur standardet e Bashës që shpifja të konsiderohej vepër penale , atëherë sipas saj ai do të kishte shkuar në burg.

“Nëse ishin përdorë standardet e Dimal Bashes dhe Hekuran Muratit që shpifja me qenë vepër penale, Dimal Basha ish shku në burg për shpifje”.

“Pavarësisht ëndrrave të VV-së, shpifja është dhe do të mbetet e rregulluar me ligj civil në Kosovë.Ndërsa aktgjykimin në fjalë jam duke e analizu dhe shpresoj të gjej kohën me publiku një analizë të këtij vendimi”, shkruan Kusari,

Dimal Basha tashmë kryetar i Kuvendit të Kosovës është dënuar me 25 mijë euro për shpifje kundrejt ish-zëvendësministrit të Financave, Mustafë Grainca, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Related Articles