Dënohen me burgim tre zyrtarë policorë të Leposaviqit për keqpërdorim të detyrës

Dënohen me burgim tre zyrtarë policorë të Leposaviqit për keqpërdorim të detyrës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burg tre zyrtarë policorë të nacionalitetit serbë të cilët kishin keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar në Leposaviq.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se të akuzuarit A.V-B dhe V.D janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej dy vite e gjashtë muaj për secilin veç e veç, ndërsa koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2019 deri me datë 24.04.2021, do të ju llogaritet në dënimin e shqiptuar.

“I akuzuari I.U është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënimin me burg në kohëzgjatje prej 15 muaj, në të cilën do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2019 deri me datë 24.08.2020”.

“Konform nenit 62 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës të akuzuarve A.V-B, V.D dhe I.U i është shqiptuar Dënim Plotësues  Ndalim i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej tre viteve,  pas mbajtjes së dënimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtën e ushtrimit të ankesës, në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Related Articles