Gjykata e Lartë në Beograd dënoi të hënën prindërit e një të riu, i cili vitin e kaluar vrau nëntë nxënës dhe një roje shkolle si dhe plagosi gjashtë persona të tjerë në një shkollë në qendër të Beogradit.
Babai e djalit, Vladimir Kecmanoviqin, u dënua me 14 vjet e gjashtë muaj heqje lirie për “vepra të rënda kundër sigurisë publike” dhe për “lënie pas dore të fëmijës”.
Nëna, Miljana Kecmanoviq u dënua me tre vjet heqje lirie për “lënie pas dore të fëmijës”, por u lirua nga akuzat për armëmbajtje pa leje.
Sulmuesi, i identifikuar si Kosta Kecmanoviq, ishte 13 vjeç kur kreu krimin dhe së këndejmi shumë i ri për t’u përballur me një gjyq, sipas ligjeve serbe. Prindërit e tij u arrestuan menjëherë pas të shtënave dhe u akuzuan për “mosmbajtjen e armëve jashtë mundësive të djalit të tyre”.
Masakra në shkollën fillore Vladislav Ribnikar në qendër të Beogradit që ndodhi me 3 maj të vitit 2023.