Dënohet me gjobë 20 vjeçari në Ferizaj

Dënohet me gjobë 20 vjeçari në Ferizaj

Një 20 vjeçar në Ferizaj është dënuar me gjobë, pikë negative dhe pezullim të lejes së drejtimit pasi i njëjti ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Shoferi me inicialet F.S, i cili ishte duke përshkuar rrugën “Rexhep Bislimi” ne Ferizaj ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Në një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h ai ka lëvizur me 96 km/h.

“Policia e stacionit në Ferizaj me datën 19.04.2025 rreth orës 02:03 ka ndaluar shoferin F. S., 20 vjeç, i cili në rrugën “Rexhep Bislimi” ne Ferizaj ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Ai po drejtonte një veturë Audi me targa vendore dhe  Për këtë kundërvajtje, policia i ka shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative në patentë-shofer dhe masën e pezullimit të lejes së drejtimit për 6 muaj”, njoftoi Policia.

Policia apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut për sigurinë e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Related Articles