Dënohet me tri-vjet burgim ish-kryetari i Leposaviqit për keqpërdorim të pozitës

Dënohet me tri-vjet burgim ish-kryetari i Leposaviqit për keqpërdorim të pozitës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-kryetarit të Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, duke e dënuar me 3 vjet burgim efektiv për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Aktgjykim dënues u shpall edhe për 13 të akuzuarit tjerë për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Keqpërdorim të autorizimeve ekonomike”. Kurse, për “Pjesëmarrje dhe organizim të grupit kriminal”, të gjithë të akuzuarit u liruan nga akuza.

Në këtë rast, aktakuza ngarkonte ish-kryetarin e Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, së bashku me Haxhi Bejtën, Aleksandar Ackoviq, Aleksandar Kostiq, Çedomir Timotijeviq, Bojan Banoviq, Mirosllav Ivanoviq, Ivan Kadiq, Boban Millovanoviq. Ndërsa, të akuzuarit Xhemajl Ferizi, Haki Haxhiu, Mehdi Haxhiu, Mensur Rama dhe Nijazi Musliu, akuzoheshin për veprat penale pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.

Sipas Betimit për Drejtësi, aktgjykimi u shpall të enjten nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani.

I akuzuari Dragan Jabllanoviq, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, u dënua me 3 vjet burgim efektiv, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Related Articles