Dënohet mësimdhënësi Kurti, e kishte ngacmuar seksualisht nxënësen

Dënohet mësimdhënësi Kurti, e kishte ngacmuar seksualisht nxënësen

Gjykata Themelore në Gjilan e ka dënuar mësimdhënësin, Kastriot Kurti për ngacmim seksual ndaj viktimës Medinë Dauti. Kurtit i është shqiptuar dënimi prej 1 viti e gjysmë burgim si dhe i është caktuar ndalimin e kontaktimit tim në çfarë do forme për periudhën tre vjeçare



Kështu ka konfirmuar vet Dauti përmes një njoftimi në Facebook, duke u shprehur se sot është dëgjuar e drejta e saj.

“Sot, nuk kam fituar vetëm unë, sot është bërë një hap përpara drejt gjykimeve të drejta dhe njohjes së përvojave të personave që përjetojnë ngacmime seksuale”, ka shkruar ajo mes tjerash. Ajo që kam kërkuar nga institucionet e drejtësisë tash e një vit ka qenë vetëm liria, drejtësia dhe autonomia. Të lëvizi e lirë e pa u ngacmuar, të më njihet cënimi që më është bërë nga institucionet e drejtësisë, dhe mbrohet e drejta ime për të thënë JO! Sot, Gjykata Themelore në Gjilan i konfirmoi të gjitha këto duke e duke shpallur fajtor të akuzuarin për ngacmim seksual. Sipas kërkesës sime, Gjykata ia ka shqiptuar të akuzuarit dënimin me kusht me një vit burgim, ndërsa si kusht ia ka caktuar ndalimin e kontaktimit tim në çfarë do forme për periudhën tre vjeçare”.

Ky është statusi i plotë:

Rrugëtimi për të arritur deri këtu ka qenë tepër sfidues, si emocionalisht ashtu edhe fizikisht. Ndjenjat e pasigurisë, frika e vazhdueshme, cenimi i integritetit tim fizik e seksual, janë vetëm disa nga tmerret e përjetuara.

Unë besoj se këtë ditë nuk do e kisha arritur pa përkrahjen e familjes sime, miqve të mi, publikut, e veçanërisht pa përkrahjen e avokates time, Rina Kika.

Kjo fitore është një dëshmi e vendosmërisë së palëkundur dhe përkushtimit të saj për drejtësi.

Këmbëngulja dhe profesionalizmi i Rinës për lirinë time, kanë qenë thelbësore në krejt këtë rrugëtim.

Sot, nuk kam fituar vetëm unë, sot është bërë një hap përpara drejt gjykimeve të drejta dhe njohjes së përvojave të personave që përjetojnë ngacmime seksuale. Shpresoj se ky rast do t’i shërbejë institucioneve të drejtësisë si udhërrëfim për trajtimin e rasteve të tilla në të ardhmen.

Historia

Viktima e ngacmimit seksual, Medinë Dauti nga Gjilani, ka publikuar historinë e sajë në Gjykatat e Kosovës në momentin kur ka vendosur që të lajmërojë ngacmuesin e saj.

Dauti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjobitja e lehtë që Gjykata i ka dhënë ngacmuesit, ka bëre që i njëjti të përsëris veprimin e njëjtë, vetëm gjashtë ditë pas marrjes së gjobës prej 1200 euro, për 3 vite ngacmim të vazhdueshëm.

Ajo ka treguar se ka qenë e ngacmuar për 3 vite, nga i dyshuari Kastriot Kurti deri në atë pikë sa i akuzuari kishte filluar që t’iu shkruajë edhe familjarëve të saj.

Kjo ka bërë që ajo të izolohet nga frika se do të përballet më të në rruge.

“Ish-arsimtari im Kastriot Kurti, në vitin 2019 më ka thënë se dëshironte të hynte në lidhje dashurie me mua. Unë e refuzova qartë dhe prerë, por ai vazhdoi të më shqetësojë e të më ngacmojë seksualisht për tri vite dhe nuk u ndal as pasi e raportova në polici, e as pasi që gjykata e shpalli fajtor për ngacmim.”, pati shkruar Dauti.

Kastriot Kukaj, ka qenë asistent nga jashtë në momentin kur ka filluar ngacmin ndaj studentes së tij Medina Dauti, edhe pse avokati i të akuzuarit ka pretenduar se klienti i tij nuk ka qenë mësimdhënës i paditëses.

Dauti i ka hedhur poshtë këto pretendime.

“Unë takimin e parë me të e kam pasur në cilësi të arsimtarit ku ai ka mbajtur orë në klasën time si arsimtar zëvendësues. Nuk ka fare rëndësi se në cilën klasë ka mbajtur mësim të rregullt, ai ka qenë arsimtar në institucionin ku unë vijoja mësimin’’, shkruan tutje ajo.

Related Articles