Departamenti amerikan i Shtetit me një raport “shumë kritik ndaj Izraelit”

Departamenti amerikan i Shtetit me një raport “shumë kritik ndaj Izraelit”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të paraqes një raport në Kongres i cili thuhet të jetë më kritiku deri më tani ndaj Izraelit.

Ky hap vjen pasi edhe administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ishte caktuar të raportonte në Kongres nëse Izraeli po shkel ligjin ndërkombëtar humanitar në Gazë.

Por sipas raportimit të Sky news, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha se raporti nuk ka përfunduar ende, andaj po punojnë shumë për ta përfunduar atë.

Ndryshe, Biden ka paralajmëruar se SHBA-ja do të ndalojë së furnizuari me armë Izraelin nëse forcat e tij kryejnë një ofensivë në shkallë të plotë në Rafah.

Ky shënon paralajmërimin më të fortë deri më sot për këtë çështje.

Related Articles