SHBA vijon të ofrojë mbështetje për çeljen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejtë të jetë e mundur

SHBA vijon të ofrojë mbështetje për çeljen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejtë të jetë e mundur

Në mesin e amullisë së deklaratave dhe pasigurisë rreth fillimit të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që prodhoi samiti i pasuksesshëm BE- Ballkani Perëndimor në Bruksel, administrata amerikane del me një qëndrim të qartë.

Për Uashingtonin, afrimi i rajonit me bllokun evropian është e një rëndësie kyçe, dhe kjo, në kancelaritë evropiane, nuk duhet harruar.

“Konsiderojmë se kredibiliteti i perspektivës së zgjerimit të BE-së është me rëndësi jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, deklaruan burime nga Departamenti Amerikan i Shtetit për agjencinë maqedonase të lajmeve, Mia.

DASH thekson më tej se SHBA vijon të ofrojë mbështetje për çeljen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejtë të jetë e mundur. Edhe pse u trumpetua me të madhe se diçka pozitive do të mbërrinte këtë radhë, nga fronti perëndimit nuk pati sërish asgjë të re për dy vendet e rajonit, që presin prej vitesh kalimin në një stad tjetër të rrugës drejt BE-se.

Teksa i hapi rrugë Ukrainës për anëtarësim, blloku nuk dha dritë jeshile për dy vendet e bllokuara nga Bullgaria. Pas më shumë se pesë orë bisedimesh mes krerëve më të lartë të Bashkimit Evropian, me liderët e Ballkanit Perëndimor, konferenca e planifikuar për shtyp e presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen u anulua zyrtarisht për shkaqe kohore, çka bëri që të këtë radhë të hiqeshin dorezat e pakënaqësia të shpërfaqej hapur nga Edi Rama, Aleksandar Vuçiq  e Dimitar Kovacevski, që nuk i kursyen krerëve të bllokut as batutat shpotitëse.

Related Articles