Deputetja e Lëvizjës Vetëvendosje, njëherit aktore e njohur, Adriana Matoshi, thotë se fqinja e saj ia ka sulmuar qenin me papuqe dhe sipas saj, vajzës së saj i ka thënë “kam me ta pre qenin”.
Në këtë situatë, Matoshi thotë se policia i ka trokitur sot asaj në shtëpi. Ajo ka thënë se të gjithë e dojnë qenin e saj, përveç gruas në fjalë.
“Kojshikja jone e dashtun e ka sulmu qenin duke e gjujt papuqe poashtu çikes tem 9 vjeçe i ka thon qe kom me ta PRE qenin”, shkruan Matoshi ndër të tjera.
Sipas saj, raca e qenit që ka është i qetë.
Postimi i saj i plotë:
Ka gati 1 vjet qe e kemi adaptu nje qen maltezer, per ata qe e njohin kete race e dijn sa te mire jane e sa te qete jane!
Une banoj ne kurriz edhe krejt kojshite e dojne qenin perveç nje gruaje!
Nana ime m’ka tregu se kojshikja jone e dashtun tutet, por kurqysh nuk ma merrke menja ni njeri dy metra me u frigu prej ni krijese kaq te dobet e te mire qe asnjehere nuk ka frikesu dikend.
Kojshikja jone e dashtun e ka sulmu qenin duke e gjujt papuqe poashtu çikes tem 9 vjeçe i ka thon qe kom me ta PRE qenin.
Sot, policia na troket ne dere edhe ma s’pari than lidhne qenin e mandej bisedojme…
Njerzit kane mendu qe naj Pit Bull a naj qen i rrezikshem, kur e pane qenin tone ja nisen me lujt me te edhe na tregun qe per te jon ardhe!!!
Tash a m’tregoni mu a ma i rrezikshem qeni a njeri qe kercenon me pre e me gjujt papuqe ni qen te vockel qe sa ka nise me shiju jeten e me i bo te lumtun krejt per rreth vetes, plus me e bo me vaj e me merzite qiken 9 vjeçe me asi fjale te tmerrshme ?
Mentaliteti jone le per te deshiruar e edhe ma shume qasja ndaj njerezve femijeve e gjithashtu dhe kafsheve.