Deputetët e partive opozitare PDK-së, LDK-së e AAK-së e kanë lëshuar seancën plenare të sotme të Kuvendit të Kosovës.
Ky kundërshtim i tyre erdhi pasi pozita nuk votoi pro dy kërkesave të tyre për diskutimin e mocioneve për miratimin e kërkesave të minatorëve grevistë dhe kërkesat e njësisë elitare të Policisë së Kosovës.
PDK e parashtroi mocionin për minatorët, e AAK për protestat e Njësisë Speciale Intervenuese dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive.