Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka nisur raportimin në Kuvend për takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
Gjatë fjalimit të tij, deputetët e opozitës janë dëgjuar duke brohoritur dhe duke krijuar zhurmë dhe duke penguar fjalën e kryeministrit Kurti.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, u ka tërhequr vërejtjen deputetëve dhe i ka ftuar të mbajnë qetësinë.