Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit për Vlerat e Luftës: Ekspozita ishte devijim i historisë

Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit për Vlerat e Luftës: Ekspozita ishte devijim i historisë

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Artan Behrami, ka njoftuar se me deputetë nga LDK e AAK-ja, kanë kërkuar mbledhje të komisionit për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione.

Behrami ka thënë se mbledhja është nesër nga ora 10:00, duke bërë të ditur edhe se, nënshkrues të kërkesës janë Sala Jasahri, Armend Zemaj, Albana Bytyqi, dhe ai vetë.

Postimi i plotë:

Bashkë me kolegë nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, përmes një shkrese të përbashkët kemi kërkuar të hënën nga kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione, Fatmire Kollçaku, që urgjentisht të thërrasë mbledhjen e këtij komisioni.

Nesër në ora 10:00 mblidhet komisioni!

Në vitet e fundit, Kosova po përballet gjithnjë e më shpesh me tendenca për rishkrim dhe deformim të së vërtetës historike, përmes interpretimeve që shtrembërojnë ngjarje të rëndësishme dhe krijojnë narrativa që bien ndesh me realitetin e dokumentuar.

Më poshtë e keni kërkesën e plotë të nënshkruar nga:

Sala Jasahri,

Armend Zemaj

Albana Bytyqi

Artan Behrami.

Related Articles