Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë mbërritur në Tiranë.
Kjo për shkak se tani do të fillojë mbledhja e përbashkët mes Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës.
E njëjta mbledhje është thirrur në prag të festës të 28 Nëntorit.
Ishte deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e cila publikoi një fotografi nga nisja e mëngjesit me kolegët e saj në kryeqytetin shqiptar.