Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shpenzuar afro 40 mijë euro gjatë vitit 2024 për mbushje telefonike nga kompania publike “Vala”, një shifër që mbulohet nga buxheti i shtetit, pra nga taksat e qytetarëve.
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga “Interaktiv Talks”, shuma e përgjithshme e këtyre shpenzimeve ka arritur në 38,190 euro, vetëm gjatë këtij viti.
Në krye të listës së shpenzuesve është nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili ka shpenzuar mbi 1,000 euro për mbushje, duke e tejkaluar edhe kufirin mujor prej 100 euro që u takon deputetëve.
Në mesin e atyre që kanë shpenzuar më së shumti janë edhe Mimoza Kusari-Lila nga Lëvizja Vetëvendosje, Besnik Tahiri nga AAK dhe Arben Gashi nga LDK, me nga 720 euro secili.