Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur që të votojnë pro Projektligjit për shpronësimin e pronës së paluajtshme.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se kjo pikë e rendit të ditës do të kalojë në seancat e tjera për votim.
Ndërsa, për seancat tjera në votim ka shkuar edhe Projektligji për Verëra. Kurse është votuar Projektligji për rrugët dhe Projektligjit për faturat e kulturave bujqësore dhe fletëmagazinave.
Në rend dite ishin këto pika:
- Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra, kalon seancë tjetër
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-268 për shpronësimin e pronës së paluajtshme, kalon seancë tejtër
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët, kalon
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-278 për faturat e kulturave bujqësore dhe fletëmagazinave.
Seanca në fjalë është duke vazhduar edhe me pika të tjera.