Deputetët nuk arrijnë të votojnë as edhe për Projektligjin për shpronësimin e pronës së paluajtshme

Deputetët nuk arrijnë të votojnë as edhe për Projektligjin për shpronësimin e pronës së paluajtshme

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur që të votojnë pro Projektligjit për shpronësimin e pronës së paluajtshme.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se kjo pikë e rendit të ditës do të kalojë në seancat e tjera për votim.

Ndërsa, për seancat tjera në votim ka shkuar edhe Projektligji për Verëra. Kurse është votuar Projektligji për rrugët dhe Projektligjit për faturat e kulturave bujqësore dhe fletëmagazinave.

Në rend dite ishin këto pika:

  1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra, kalon seancë tjetër
  2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-268 për shpronësimin e pronës së paluajtshme, kalon seancë tejtër
  3. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët, kalon
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-278 për faturat e kulturave bujqësore dhe fletëmagazinave.

Seanca në fjalë është duke vazhduar edhe me pika të tjera.

Related Articles