Debate të ashpra kishte sot në Kuvendin e Kosovës mes opozitës dhe pushtetit rreth Deklaratës për të Zhdukurit që u miratua të martën në Bruksel.
Por, për të relaksuar situatën nuk kanë munguar batutat e kryekuvendarit, Glauk Konjufca.
Ky i fundit, duke ftuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për ta marrë fjalën ia ka ngatërruar mbiemrin me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu.
“Tash një çështje të re, ashtu siç përshihet në rregullore ka të drejt ta ngrisë ministri i Shëndetësisë, për temën e shëndetësisë u fol më herët. Urdhëro, z. Haxhiu, zoti Arben Vitia”, ka thënë Konjufca.
Kjo ka shkaktuar të qeshura në Kuvend.