Gazetari Astrit Gashi ka njoftuar se ka ndodhur një incident mes deputetit të LDK-së, Armend Zemaj dhe një qytetari derisa ky po xhironte intervistë me të.
Gashi nuk dha shumë detaje, por tha se xhirimet tashmë i ka policia, e cila po e heton rastin.
Postimi i plotë i Gashit:
Te dashur miq,
Sot pasdite gjate xhirimit te nje interviste me deputetin e Kuvendit te Kosoves Armend Zemaj, ka ndodhur nje incident fizik mes ketij te fundit dhe nje qytetari.
Per incidentin eshte lajmeruar Policia e Kosoves, e cila i ka marre te gjitha pamjet e xhiruara nga kamera. Per te lejuar hetimin policor e pa penguar dhe pa ndikuar, nuk do te leshohem ne detaje te incidentit.
Si individ dhe media ndjejme keqardhje te thelle per incidentin si dhe mbetem i hapur per te bashkepunuar me cdo forme me organet e rendit, per zbardhjen deri ne fund te ketij rasti.
