Deputeti britanik e pyet qeverinë e tij se çfarë po bën për situatën e tensionuar në Kosovë

Deputeti britanik e pyet qeverinë e tij se çfarë po bën për situatën e tensionuar në Kosovë

Deputeti britanik nga Partia e Punës dhe Kooperativës, Stephen Doughty, ka thënë se është i alarmuar për ngjarjet në veri të Kosovës me barrikadat ilegale e ngritura nga serbët.

Ai tha se vendi i tij ka një rol kyç, prandaj edhe ia shtroi pyetjen se çka po bën për këtë.

“Thellësisht i alarmuar nga bllokadat dhe paqëndrueshmëria në veri të Kosovës. E rëndësishme është kufizimi dhe de-përshkallëzimi; Barrikadat ilegale të vendosura nga serbët e Kosovës duhet të hiqen; Sulmet ndaj gazetarëve dhe aktiviteti i armatosur i disidentëve duhet të marrin fund. Mbretëria e Bashkuar ka rol kyç – çfarë hapash po ndërmarrim urgjentisht?”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai gjithashtu ka rishpërndarë një postim të një anëtari të Partisë së Punës britanike, David Lammy, i cili ka thënë se është i shqetësuar nga tensionet në Kosovë.

“Tani është koha për përmbajtje dhe depërshkallëzim dhe për t’i dhënë fund kërcënimeve e frikësimeve, duke përfshirë barrikadat destabilizuese. Ministrat duhet të përcaktojnë hapat që po ndërmarrin, në bazë të rolit që luan Mbretëria e Bashkuar në mbështetje të stabilitetit në rajon”.

Related Articles