Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një letër urim nga deputeti dhe zëdhënësi për Punë të Jashtme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) në Bundestagun gjerman, Dr. Nils Schmid, raporton Gazeta Enigma.
Dr. Schmid është shprehur se fitorja e kryeministrit Kurti në zgjedhjet e këtij viti tregon qartë dëshirën e popullit të Kosovës për ndryshime politike.
Si zëdhënës, ai ka ritheksuar mbështetjen e plotë të Grupit Parlamentar për reformat social demokratike dhe për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.