Deputeti i Bungestagut, Thomas Hacker, ka reaguar ndaj pretendimeve të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, se në Kosovë “po kryhet spastrim etnik”.
Hacker ka thënë se fatkeqësisht, Aleksnader Vuçiq, gënjeshtrën e ka element qëndror të veprimeve të tij.
“Akuza për spastrim etnik në Kosovë është thellësisht e rreme”, ka shkruar Hacker.
Ai tutje ka thënë se Lista Serbe duhet të dënojë ngjarjet e fundit dhe të tregojë se është e gatshme të jetë një partner konstruktiv.
“Fatkeqësisht, gënjeshtra është një element qendror i veprimeve të presidentit #Vuçiq. Akuza për spastrim etnik në #Kosovë është thellbësisht e rreme. Lista Srpska duhet të dënojë ngjarjet e fundit + të tregojë se është e gatshme të jetë një partner konstruktiv”, ka shkruar Hacker.