Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, komentoi zhvillimet e protestës së 20 shkurtit. Ai kritikoi mënyrën se si u menaxhua situata nga autoritetet, duke e konsideruar këtë një sfidë për të drejtat kushtetuese të qytetarëve për të protestuar pa pengesa. Gjoni tha se selia e PD-së u sulmua nga policia gjatë protestës, duke theksuar se këto veprime përbëjnë krim dhe se policia duhet të jetë e depolitizuar dhe në shërbim të sigurisë së qytetarëve, jo e përdorur për të ushtruar presion mbi mbështetësit e opozitës.
“Rasti i djeshëm tregon qartë se të sulmosh selinë kryesore të një partie demokratike kur njerëzit janë të mbledhur brenda në seli, kjo është krim. Është krim për një arsye shumë të thjeshtë: nëpërmjet provokimit dhe sjelljes së forcave të policisë në këtë formë, forcat e policisë që duhet të jenë të depolitizuara dhe të jenë në mbrojtje të sigurisë dhe shërbimit në komunitet, rezulton që po agravon një situatë të konfliktit midis dy forcave të mëdha politike. Sepse në rast se sulmohet selia qëndrore e Partisë Demokratike, të njëjtën gjë mund të bëjnë edhe simpatizantët e Partisë Demokratike dhe të shkojnë ta sulmojnë. Për më tepër, sot policia e shtetit nuk është polici e depolitizuar; është mbushur me militantë partiakë, dhe rastet tregojnë se kjo situatë krijon selektivitet dhe tension të panevojshëm”, tha ai
