Pas zyrtarizimit të aderimit të ish deputetit të VV-së, Haki Abazit në AAK, ai edhe zyrtarisht kaloi kah ulëset e kësaj partie, raporton Gazeta Enigma.
Ai në seancën e sotme u pa i ulur tek ulëset e AAK-së.
Kujtojmë se javën e kaluar, u njoftua nga shefi i GP të AAK-së Besnik Tahiti, se ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi do të jetë pjesë e GP të AAK-së.