Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryetari i AAK-së, njëherësh edhe ish-kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë replikuar ashpër sa i përket çështjes së shkarkimit të drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Fillimisht, ministrja Haxhiu ka akuzuar Haradinajn për përfshirje në korrupsion, duke aluduar në pasurinë e tij.
“Veç me këqyr pasurinë që keni krijuar, tregon a jeni përfshirë në korrupsion”, ka deklaruar Haxhiu.
Në anën tjetër, Haradinaj ka akuzuar ministren Haxhiu se bën pjesë në grupin e “dostave të besueshëm” të kryeministrit Albin Kurti.
“Albin Kurti me vetëdije ka krijuar modelin e korrupsionit “lidhje e shkurtë të dostave”, dhe pjesë e saj është edhe kjo ministre. I kanë dosta të gjithë ata në pozita vendimmarrëse financiare. Aty janë përfshi njerëz të ngushtë të tij. Ju lutem mos shkoni në këtë rrugë të korrupsionit. Keni me pësu vetë”, ka deklaruar Haradinaj.