Deputeti Humolli persimist për hapjen e Urës së Ibrit, thotë se nuk i beson Kurtit

Deputeti Humolli persimist për hapjen e Urës së Ibrit, thotë se nuk i beson Kurtit

Deputeti i pavarur Fatmir Humolli, nuk është shprehur optimist për hapjen e Urës së Ibrit.

Ai është shprehur se nuk beson në atë se çfarë kryeministri Kurti thotë.

Këto deklarime ai i ka bërë gjatë një interviste në emisionin “Info Magazinë”.

“Unë në rradhë të parë, nuk mund kurrë të besoj që kur Albin Kurti thotë bëhet diçka të bëhet ashtu siç e thotë”, u shpreh ai.

Humolli, tha se Kurti kishte premtuar që brenda një viti do të përfundoheshin punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë, dhe se kjo nuk është realizuar.

“Për shembull në Komunën e Podujevës, kur është bërë fushata elektorale për zgjedhjen e kryetarit Shpejtim Bulliqit, para krejt qytetarëve ka thënë që atë vit do të kryhet rruga Prishtinë – Podujevë, dhe ende s’është kryer”, deklaroi ai. /Gazeta Enigma

Related Articles