Politikani i partisë Të Gjelbrit në Bundestag, Manuel Sarrazin, ka theksuar rëndësinë e një politike të koordinuar gjermano-franceze për Ballkanin Perëndimor.
Sarrazin është shprehur i bindur se kufijtë në rajon janë të paprekshëm dhe duhet të mbeten të tillë.
“Kam bindjen e thellë se të gjitha këto lojëra mendimesh për mendimin tim edhe teste kanë nevojë për një refuzim të qartë nga qeveria gjermane dhe Bashkimi Evropian: Kufijtë në rajon janë të paprekshëm dhe duhet të mbeten të tillë. Dhe unë jam shumë i lumtur, që ministri i Jashtëm, Maas e ka formuluar aq bukur gjatë vizitës së tij në Kosovë se ideja e vizatimit të kufijve etnikë e ka vendin në koshin e historisë”, tha ai për Deutsche Welle.
Sipas tij idetë e korrigjimit të kufijve po lançohen prej dhe me mbështetjen e anëtarëve të BE.
“Me sa duket brenda BE ka qëndrime të ndryshme dhe jo një refuzim të qartë. Së pari do të thoja se qëkur u shfaq diskutimi për këmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë, në fakt ishte e qartë ai u largua nga tryeza përkohësisht se aktorë të caktuar do të përpiqeshin, që afër përfundimit të erës Merkel ta testonin përsëri, nëse qëndrimi gjerman mbetet vërtet po aq i fortë, sa ç’ishte mbajtur atëherë nga kancelarja. Dhe prandaj është në radhë të parë e rëndësishme që qeveria gjermane të mbajë një qëndrim krejtësisht të qartë mbipartiak”, shtoi ai.
Sarrazin ka thënë se qëndrimi i partisë së tij është shumë i qartë.
Ai ka shtuar se është e rëndësishme që perspektiva e BE-së nuk ka qenë vetëm përgjigjja për luftërat e viteve nëntëdhjetë, por duhet të jetë përgjigjja e denjë për t’iu kundërvënë ideve të non-paper të tillë, ideve të rindarjes etnike.
“Dobësia e BE prezantohet nga njëra anë përmes një përçarjeje të mundshme në qendrimet e BE, por edhe përmes mungesës së besueshmërisë, që ne vërtet duam ta çojmë përpara me të gjitha forcat procesin e zgjerimit. Prandaj është tejet e rëndësishme që të zhvillohen negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë, që ne të forcojmë përsëri besueshmërinë në BE. Nëse bëhen premtime të mbahen. Kosova i ka përmbushur prej kohësh kriteret teknike për liberalizimin e vizave. Kjo është arsyeja, pse ne po angazhohemi te qeveria gjermane, por edhe te partnerët tanë evropianë, që të miratojnë sa më parë liberalizimin e vizave”, tha ai.