Deputeti i Kosovës që ka vetëm shkollë fillore

Deputeti i Kosovës që ka vetëm shkollë fillore

Shumë prej tyre kanë kryer studimet në Kosovë apo edhe në vende të tjera, por megjithatë nuk kanë arritur të bindin qytetarët për kompetencën e tyre.

Sidoqoftë, edhe një person që nuk ka as shkollë të mesme do të jetë i ulur në bankat e të zgjedhurve të popullit. Bëhet fjalë për Fadil Gashin e Iniciativës Rome.

Legjislatura e VIII e Kuvendit të Kosovës i ka plot 120 deputetë, shumë prej të cilëve vazhdojnë t’i irritojnë qytetarët me fjalimet që mbajnë në Kuvend apo thjesht me përsëritjen e qëndrimeve të partive të tyre.

Fadil Gashi ka të kryer vetëm arsimin fillor, shkruhet në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës. Nuk dihet nëse në arsimimin fillor është përfshirë edhe ai i mesëm i ulët (9 vjeçarja).

Ai dyshohet se është bërë deputet pas ndonjë marrëveshjeje sekrete me Listën Srpska. Por, Gashi megjithatë flet edhe një gjuhë tjetër përpos amtares: serbishten.

Related Articles